
Lindur rreth 5 vjet më përpara, me iniciativën e OIM, të CeSPI (Qëndra e Studimeve Politika Ndërkombëtare) dhe e Laboratorit te Migrimit dhe Zhvillimit , me kontributin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe me financimin e bankës Botërore, siti www.mandasoldiacasa.it përmban shumë informacione të nevojshme mbi si të dërgojmë para në vëndin e origjinës.
Eshtë destinuar në veçanti emigrantëve që jetojnë e punojnë në Itali dhe familjeve të tyre në atdhe. Bëhet fjalë për një instrument të pavarur, qertifikuar nga Banka Botërore, që nuk lehtëson asnjë operator të tregut dhe është falas për kë deshiron ta përdor.
Qëllimi i sitit, i konsultueshëm edhe në anglisht, është të garantoje qartësi dhe kompletim të informacioneve të vëna: modaliteti për dërgimin e parave në atdhe, shpenzimet (duke vendosur shifrën dhe Vendin e destinacionit, mund të shikohet sistemi më i leverdisshëm për të dërguar paratë), kohët, operatorët që punojnë në këte sektor, sasia e të ardhurave, iniciativat në favor të emigrantëve dhe këshilla se si të menaxhohen dhe të kursehen paratë.
Kjo database, ndërtuar përmes treguesve mujor në këtë fushë, lejon të mbikqyret ecuria e komponentëve të ndryshëm të kostos së humbjeve gjatë kohës. Periodikisht CeSPI publikon një raport të ecurisë se kostove të të humbjeve nga Italia drejt 14 vendeve objekt te treguesve këtu të disponueshëm.
Në parimin që përfshirja financiare është një temë qëndrore për të promuovuar bashkëjetesën, zhvillim social dhe kooperimin ndërkombëtar, që nga viti 2010 CeSPI ka krijuar dhe drejtuar, falë një fanancimi FEI, Observatorin Kombëtar mbi Përfshirjen Financiare të Migrantëve ( www.migrantiefinanza.it ). Eksperienca e parë në Itali dhe Europë, ka si qëllim të japë një instrument analize e monitorimi konstant dhe organik të fenomenit të përfshirjes financiare të emigrantëve në vëndin tonë, si kusht të domosdoshëm për të favorizuar proçesin e integrimit , duke u furnizuar operatorëve dhe institucioneve instrumentat e njohjes dhe të veprimeve që lejojenë të përcaktohen dhe të vendosen strategjitë e integruara per riforcimin dhe përhapjen e tij.
BURIMI : Portale Integrazione Migranti