NoiMondoTV

La webTV che parla la tua lingua

progetto cofinanziato da
Unione Europea Ministero dell'Interno
Fondo europeo per l’integrazione di cittadini di paesi terzi
facebook
twitter
YouTube

PO SHKOLLES: JA RRUGET E MIKEPRITJES DHE INTEGRIMIT

SCUOLAIMMIGRAZIONE

Janë 830 mijë nxënësit e huaj në shkollat italiane duke iu qëndruar të dhënave të Ministrisë së Arsimit , Universitetit dhe Kërkikimit. Një popullsi në rritje, ndër të cilët gjysma është lindur në Itali dhe nuk e ka parë kurrë vëndin e origjinës. Ja pika mbi rrugën e mikëpritjes dhe integrimit për nxënësit me nënshtetësi jo italiane.

 Ka pak kohë që është hapur pranë Ministrisë së Arsimit Observatori kombëtar për integrimin e nxënësve të huaj, në të cilin merr pjesë edhe Ministria e Punëve dhe e Politikave Sociale. Në shkurt të vitit 2014 , MIUR ka publikuar linja guide për mikëpritjen dhe integrimin e nxënësve të huaj, drejtuar  të gjithë instituteve për të favorizuar orientimet e përbashkëta dhe të ndara (lexo artikullin dedikuar nga Noi Mondo TV). Shikojmë disa udhëzime operative të rëndësishme:

  1. 1.    Shpërndarja e nxënësve të huaj nëpër klasa

 Në prani të fenomeneve të përqëndrimit të nxënësve të huaj në një shkollë, Miur promuovon një “shpërndarje të equilibruar të rregjistrimeve”, edhe përmes nje bashkëpunumi mes shkollash ,rrjete shkolash dhe ente lokale.

  1. 2.    Rregjistrimi 

Kur një shkollë ose një agjensi informative merr kërkesën e rregjistrimit të një minoreni me shtetësi jo italiane nuk është e detyruar të kërkojë dokumentacionin rreth rregullsisë së leje qëndrimit si të minorenit ashtu dhe të prindërve. Mangësi të dokumentacionit të gjëndjes civile, shëndetësor ose shkollore nuk pengon në asnjë rast rregjistrimin e minorenit. Rregjistrimet mund të bëhen edhe gjatë vitit, në momentin e ardhjes në Itali. Shkolla merr përsipër të gjejë klasën  dhe vitin e kursit që duhet të frekuentojë, mbi bazën  e studimeve të kryera ne vëndin e origjinës, por edhe të moshës. Në vija të përgjithshme, në fakt, nxënësi do të futet në klasën korrispondente moshës së tij, përveç vendimeve të tjera të marra nga kolegji i docentëve.

  1. 3.    Përfshirja e familjeve

Eshtë dhënë rëndësi e madhe, në dokumentin e MIUR, përfshierjes së studentëve jo italianë, për të kuptuar më mirë kushtet dhe kërkesat, dhe ti shoqërojnë në procesin e integrimit. Të rëndësishme janë edhe shoqatat e prindërve ( shiko edhe: MIUR, Pjesëmarrja e prindërve dhe bashkëpërgjegjësia e eduktive)

  1. 4.    Vlerësimi

Eshtë vendosur që studentëve të huaj u aplikohen të njëjtat norma për vlerësimin të parashikuara për studentë me shtetësi italiane, megjithatë kërkohet që në rastin e të parëve i vihet një vëmendje e veçantë rrugës së mësimit të secilit, duke konsideruar edhe mundësinë e përshtatjeve të programeve që marrin parasysh historinë e secilit, te kulturës, të nivelit të kompetencës në gjuhën italiane.

  1. 5.    Orientimi

Të dhënat tregojnë se si studentët me shtetësi jo italiane, në kalimin nga shkolla dytësore e gradës së dytë, orientohen në shkallë të madhe drejtë arsimimit teknik e mbi të gjithash prafesional. Për të evituar fenomene të “ngujimit formativ” është e rëndësishme që familjet të jenë të informuara në mënyrë të përshtatshme për të gjitha mundësitë edukative e formative.                                                                 MIUR ka krijuar me këtë rast edhe portalin e zgjedh unë studimin, dedikuar orientimit shkollor. Për studentët e shkollës 8- vjeçare ,siti ofron informacione të azhornuara mbi shkollat e mesme (licee, institute teknike, institute profesionale, rrugë të arsimimit dhe formimit profesional ), të nevojshme për të bërë nje zgjedhje të vetëdijshme. Për studentët e shkollave të mesme, siti ofron informacione të nevojshme për tu orientuar dhe për të zgjedhur mes rrugëve të ndryshme të formimit  post – diplomë (për shëmbull, universitetin, akademia e arteve dhe konservatori, instituti teknik superior). Mund ti kërkohet informacion edhe një eksperti, te bësh rregjistrimet online e të kërkosh shkollën më afër vetes.

  1. Të  ndalosh vonesat në shkollë

38,2 %  i totales së studentëve të huaj që frekuenton shkollën italiane gjëndet në një situatë vonese në shkollë. Me rritjen e moshës rritet edhe vështirësia shkollore.Nëse fëmijët me nënshtetësi jo italiane që kanë vonesa ne shkollën fillore janë 16,3 %, përqindja rritet deri në 44,1 % në shokollën dytësore të gradës së parë (8-vjeçare) dhe arrin deri në 67,1 % në shkollën dytësore të gradës së dyte (shkolla e mesme) (përqindje që nuk arrin 24 % për bashkëmoshatarët italian). Eshtë esenciale të kundërshtohet ky fenomen, duke përmbajtur kërkesën në rregjistrimet në klase më inferiore nga ato që i korrispondojnë moshës për të ardhurit e rinjë, por edhe duke investuar  në efikacitetin e mësimit të gjuhës, thelbësore për të evituar zvantazhe në të gjitha dishiplinat.

  1. 7.    Mësimi i italishtes  si gjuhë e dytë

Një përmendje e fundit e domosdoshme i shkon pikërisht  ecurisë së mësimit të italishtes L2, një detyrë didaktike e re që i shmanget si mësimit të gjuhës mëmë ashtu dhe një gjuhe të huaj, dhe mbi të cilën eksperienca ka vajtur duke u rritur ne dhjetëvjeçarët e fundit. Në guidat përmbahen tregues specifikë per nivelet e ndryshëm didaktik dhe fazat e mësimit, interesantë për të gjithë operatorët e sektorit.

Pë një informazion mbi normativat mund të konsultohet edhe guida e ASGI mbi Minorenët e huaj  dhe e drejta per shkollim realizuar nga fondi FEI dhe e azhornuar me modifikimet e fundit

Një vit të mbarë shkollor 2014 – 2015!

BURIMI : Portale Integrazione Migranti

FacebookTwitterEmail
condividi su:
Published by

Partners

Provincia PU
Comune di Fano
Caritas Diocesana
ass. Millevoci
CSV Marche
ass. MilleMondi
L'Africa Chiama
ass. NuovoOrizzonte
Apito
Comunità Montana
Logo Cremi

Iscriviti alla Newsletter