NoiMondoTV

La webTV che parla la tua lingua

progetto cofinanziato da
Unione Europea Ministero dell'Interno
Fondo europeo per l’integrazione di cittadini di paesi terzi
facebook
twitter
YouTube

Lavoro

lavoro-6

“La Repubblica riconosce a tutti i cittadini il diritto al lavoro e promuove le condizioni che rendano effettivo questo diritto.

Ogni cittadino ha il dovere di svolgere, secondo le proprie possibilità e la propria scelta, un’attività o una funzione che concorra al progresso materiale o spirituale della società”.

Articolo 4  - “Costituzione della Repubblica Italiana”

All’interno di questa sezione troverete pubblicata una miniguida, divisa in paragrafi cliccabili, per reperire informazioni pratiche sui documenti necessari, le prassi burocratiche da seguire ed i diritti e i doveri per lavorare regolarmente in Italia.

Më poshtë është një tregues i llojit të lejes së qëndrimit dhe procedurat administrative qe duhen ndjekur për të punuar në Itali.
Per ke ndodhet ne Itali
Per te punuar në Itali, i huaji duhet të ketë një leje qëndrimi që i mundëson të punojë, të lëshuar nga një nga arsyet e mëposhtme:
-leje qendrimi familjare per qytetaret evropian
-leje qendrimi te perhershme per familjaret e nje shtetasi evropian
-motive familiare
-integrim te personave nen moshe
-pune sezonale
-pune artistike
-pune autonome
-pune nen varesine e tjeterkujt
-pritje per pune
-pune sezonale shumevjecare
-pune per raste te vecanta
-leje qendrimi CE per qendrim afategjate
-mbrojtje internacionale
-mbrojtje e perkohshme
-kerkime shkencore
-studime (ne kete rast mund te punohet 20 ore ne jave e 1.040 ore ne vit)
-motive humanitare
-pushime pune

Nuk mund te punohet ne rast leje qendrimi per : turizem , arsye fetare, kujdes mjeksor, nenmoshe, azil politik, biznes, drejtesi.

-Procedura per te punesuar qytetare te huaj me qendrim ne Itali dhe me leje qendrimi per pune:
Punëdhënësit qe dëshirojnë të punësojë punëtorë të huaj qe banojnë rregullisht në Itali dhe në zotërim të një leje qëndrimi që i mundëson të punojë, duhet të dërgojne në Qendrën për Punësimin te vendit ku gjendet puna brenda 24 orëve nga marrja ne pune, modelin “Unilav” për njoftimin e detyrueshme të punesimit.
Me dergimin, qe duhet te behet vetëm on-line, te ketij modeli përmbushen ne te njejten kohe të gjitha detyrimet e komunikimit: drejt Institutit Kombëtar te Sigurimeve Shoqërore (INPS), Institutit Kombëtar te Aksidenteve dhe sigurimeve në Punë (INAIL ), dhe forma të tjera të sigurimeve shoqërore zevendesuese ose ekskluzive, si dhe Prefekturës (për më shumë informacion mbi sigurimet shoqërore,shiko kapitullin “sigurimet shoqerore”).
Për më shumë informacion dhe për të shkarkuar formularët e aplikimit, është në dispozicion on-line shërbimi i Komunikimeve të detyruara në faqen: www.cliclavoro.gov.it

-Procedura per te punesuar qytetare te huaj te pranishem ne Itali, qe nuk kane leje qendrimi per pune:
Shtetasi i huaj tashmë i pranishëm në Itali jo për arsye pune, në rrethana të veçanta dhe në kontekstin e kotave të parashikuara ( dmth. Te numrave te caktuar ), mund të punojë duke i kërkuar autoritetit te policisëse zonës për të ndryshuar lejen e qëndrimit .

Nëse ka një leje qëndrimi për studim apo trajnim mund të kryeje :
-pune nen drejtimin e nje personi ose enti , pas marrjes se lejes nga sportelli i vetem kompetent dhe konvertimin e lejes së qëndrimit nga Kuestura kompetente.
- pune te pamvarur , pas verifikimit të nevojshëm të kërkesave për hyrjen e të huajit për punë të pavarur dhe pas marrjes se konvertimit te lejes së qëndrimit (për më shumë detaje shih kapitullin ” TE HUAJT DHE EKONOMIA ” ) .

Nëse ka një leje qëndrimi për punë sezonale mund të kryeje:
- punë për një periudhë të pacaktuar , me konvertimin e lejes së qëndrimit , me kusht që te kete marrë vitin e kaluar një leje qëndrimi për punë sezonale dhe , pas mbarimit te afatit ,te jete kthyer në shtetin e origjinës .

Per ke vjen nga jashte
Numri i shtetasve të huaj të pranuar për punësim në Itali per pune nen varesine e dikujt, sezonale ose të vetëpunësuar (shih seksionin “Kontratë” mbi llojet e kontratave të punësimit) është përcaktuar brenda “tarifave te hyrjes”, shifra te percaktuara per numrin maksimal të te huajve emigrant të cilët mund të hyjnë në Itali për punë.
Në disa raste, caktuar me ligj, mund të hyhet për pune jashtë tarifave të parashikuara: për të mësuar më shumë për kategoritë që bien nën këto përjashtime dhe procedurat per te ndjekur për çdo kategori, është në dispozicion seksion on-line “Blue Card dhe raste të tjera të veçanta. ” (http://www.integrazionemigranti.gov.it/Attualita/IlPunto/Documents/focus%20blu%20card.pdf)

- Punesimi për qytetarët jo te BE rezident jashtë vendit
Një punëdhënës që dëshiron të krijojë një marrëdhënie pune me afat të pacaktuar , të përcaktuar ose sezonal me nje qytetare jo- të BE-së rezident jashtë vendit, duhet të paraqese kerkesen për nulla ostën ne Sportelin e Vetem për Imigracionin në Prefekturat e krahinës , ne baze te vendit ku zhvillohet puna.
Sporteli i Vetem për Imigrimin , pas verifikimeve të kërkuara nga ligji , i lëshon nulla osten për pune punëdhënësit , i cili në kohën e tërheqjes firmos kontratën e qëndrimit , dhe njofton nepernjet internetit Perfaqesuesit e Konsullates kompetente .
I huaji qe duhet punesuar brenda 6 muajve nga dhënia e autorizimit , duhet te paraqitet tek perfaqesuesit e konsullates kompetente per kërkesën dhe tërheqjen e vizës se hyrjes; brenda 8 ditëve nga hyrja në Itali , duhet të paraqitet nëSportelin e Vetem per te firmosur kontraten e lejes, per te terhequr kodin fiskal, dhe formularin per te bere kerkesen e lejes se qendrimit.

Për punësimin e një të huaji që banon jashtë vendit për punë sezonale , vlen e njejta procedurë e përshkruar më lartë për punësim : autorizimi per pune ka vlefshmeri për të paktën 20 ditë dhe një maksimum prej gjashtë apo nëntë muaj .
Leja e qëndrimit për punë sezonale mund të konvertohet në leje qëndrimi për punë të varur vetëm pas hyrjes se dytë për punë sezonale , me kusht qe personi në fjalë të jete kthyer në vendin e tij në fund të lejes së parë të qëndrimit për punë sezonale . Ky konvertim duhet të kërkohet ne baze te dekretit fluksit vjetor në Sportelin e Vetem kompetentte ne baze te vendit ku zhvillohet puna.
Hyrja e punëtorëve ekstrakomunitar në Itali për qëllime punësimi sezonale është e mundur vetëm brenda kuotave të përcaktuara çdo vit nga dekreti i programimit te flukseve te hyrjes për punë sezonale .

Kerkesat duhet të dërgohen nëSportelin e Vetem për Imigracionin, ekskluzivisht në mënyrë elektronike , nëpërmjet faqes https://nullaostalavoro.interno.it/ , duke plotesuar formularin përkatës per kerkesen.
Për të njohur në detaj dokumentacionin e kerkuar dhe procedurat e parashikuara për të filluar aktivitetin privat (vetë-punësimi), eshte mire te keshilloni kapitullin ” TE HUAJT DHE EKONOMIA”.

Kur hyhet në Itali dhe eshte kryer procedura për rregullimin e dokumenteve , fillon kerkimi i punes . Ja disa këshilla të thjeshta për të hyre në botën e punës .

Qendra e Punësimit është një zyrë e administratës publike Italiane që menaxhon tregun e punes në qytetin ose krahinën ku ju jetoni . Pas regjistrimit dhe dorëzimit te CV-së tuaj , ju shkruheni në regjistrin : Kur paraqiten oferta pune që i përshtaten profilit te tyre , ka një mundesi qe të thirriteni për një intervistë pune.
Në fakt , ne këto zyra zhvillohet takimi mes kërkesës dhe ofertës së punës , dhe aktivitete të tjera si iniciativat për të zhvilluar punën e grave dhe organizimin e stazheve :stazhi është një përvojë pune pranë një istitucioni publik apo privat , me kohëzgjatje te ndryshueshme dhe me qëllimin kryesor për të bërë një periudhe prove për të mësuar një detyrë të caktuar pun .
Gjithashtu , eshte e mundur te paraqiteni personalisht ne kete qender per të kontrolluar lajmerimet per punë postuar në buletinin. Pranë qendrave te punësimit janë gjithashtu në dispozicion shërbimet e informimit dhe konsultimit per të filluar një aktivitet të pavaru .

Përveç ofrimit te nje mundësie punësimi ,Qendra për Punësim kryen shërbime të tjera të rëndësishme : ndermjet këtyre , lejon të merrni” statusin papunesine “ , e cila tregon gjendjen e nje personi te pa punë qe është menjëherë në dispozicion për të kryer dhe / ose per të kërkuar për një aktivitet pune.
Për të arritur këtë statut, duhet tëparaqiteni në Qendrën për Punësimin e qytetit ku jetoni dhe të bëni një deklaratë (vetë-certifikimit) qe tregon:
- Çdo aktivitet pune e kryer në të kaluarën;
- Disponueshmërinë e menjëhershme për të kryer aktivitetet e punës.
Nëse shtetasi i huaj ka një leje qëndrimi për punësim dhe humb vendin e punes , edhe ne rast dorëheqje , mban anëtarësimin ne listën e Qendrës për Punësim për të njëjtën kohëzgjatje të lejes së qëndrimit dhe ka të drejtën te kërkoje punë, si i papunë, për një periudhë prej 12 muajsh .

Më poshtë është një listë e qendrave me kryesore të punësimit në krahinën e Pesaro Urbino brenda rrjetit PUNE (e klikueshme – shih skedar të veçantë ) .

Një tjetër ndihmë konkrete në gjetjen e një pune vjen nga Agjensitë e punësimit (ose Agjencive përkohshme ) në qytetin perkates . Këto agjenci , të cilat operojnë privatisht,ndihmojnë në aktivitetet e vendosjes së punës dhe,në rast se profili juaj përputhet me atë që është kërkuar , agjensia fikson njeinterviste ndermjet punëdhënësit dhe kandidatit .
Kjo është lista e klikueshme e disa agjensive të punësimit që janë në territorin tonë , ndermjet të cilave është e mundur të kërkohet punë : është e këshillueshme te paraqiteni me kartën identiteti , karten e qëndrimit dhe / ose lejen e qëndrimit ( të gjitha qerifikatat e dobishme për të vërtetuar vendbanimin e regullt në Itali , përmes të cilit mund te keni mundesine te perfitoni nga shërbimet falas të ofruara nga këto agjensi ) .

Marrëdhënia e punës mund të jetë në vartësi, gati-vartës ose autonom.
Punonjësi i pavarur kryen aktivitetet në mënyrë të pavarur, pa u mbështetur tek punëdhënësi (për më shumë detaje, shih pjesën “EKONOMIA DHE TE HUAJT”).

Në kontratën e punës se varur, i punësuari merr persiper te ofroje punen e tij në organizimin e prodhimit (fabrika, industri, dyqan) te punëdhënësit; punëdhënësi, nga ana tjetër, jep në këmbim të një rrogë (dmth pagen) për punën e zhvilluar. Një i punësuar varet nga punëdhënësit i cili jep udhëzimet për zhvillimin e punes dhe aktiviteteteve.
Me këtë lloj të kontratë, punonjësi gëzon mbrojtje të veçantë nga shteti italian, për sa i përket të drejtës ne punë, sigurise sociale dhe negociatave kolektive.
Kontrata e punes se varur mund te jete:
Me kohe te pacaktuar (ne kete rast puna vazhdon ne kohe dhe nuk ka nje skadence)
Me kohe te caktuar (koha e nderprerjes se punes duhet te jete e shkruar ne kontrate)
Me orar te reduktuar dhe fleksibel( quajtur edhe me kohe te pjesshme)
praktike (me qellimin per te pergatitur nje punetor, per tu mesuar se si zhvillohet nje pune ose per te ndihmuar personat qe nuk punojne prej nje kohe te gjate per te hyre ne boten e punes).
Me kontratat e para – vartës të punësimit , edhe në qoftë se nuk krijohet një marrëdhënie varësie nga punëdhënësi , i punesuari angazhohet për të ofruar punën e vet në këmbim të shpërblimit ( rroge ). Ne rastin e një punëtori parasubordinato do të lëshohet një lejeqëndrim për punë të pavarur . Ne kontratat e punës para – varur gjejme :
- Kontrata me Projekti( Co.Co.Pro ) është një kontratë qe duhet të tregojë projektine veçantë ose program pune që punonjësi përgjegjës do të kryejëne menyre autonome dhe e pavarur . Kontrata me Projekt nuk paraqet një orar të ngurtë ose një numër të paracaktuar orësh, por perfundimin e projektit në kohën dhe në mënyrën e specifikuar në kontratë .
- Kontrata e Bashkepunimit te koordinuar dhe të vazhdueshëm( Co Co Co ) është një raport pune në të cilin punonjësi kryen punen për një punëdhënës, për një periudhë kohe , pa qenë i varur nga ai.
- Kontrata për pune me raste do të thotë se puna është autonome dhe ofrohet në menyre rastesore , jo më shumë se 30 ditë dhe shperblim jo me shume se 5.000 € ;në kete rast nuk krijohet një marrëdhënie varësie ndërmjet punëdhënësit dhe personit që kryen shërbimin ( punët e vogla shtepiake,kujdesin për të moshuarit apo fëmijët ,arsimin privat , punë kopshtarie apo pastrimi , bashkepunime me organizata publike ose vullnetare për punë emergjente apo solidaritet ) .
Kujdes: Punëtorët e huaj qe ende jetojnë jashtë vendit nuk mund të hyjnë në Itali për kryerjen e aktiviteteve të punës në bazë të një kontrate për projektin, bashkpunimi te vazhdueshem ose shërbimeve të rastit.
Dhe ‘më në fund eshte e duhur te raportojme punën në shtëpi, në kete rast puna zhvillohet në banesen e punonjësit, ose në vende të cilat jane ne dispozicion te punonjesit (zakonisht në shtëpi). Shpesh kjo lloj kontrate është përdorur për ata që kryejnë punën e shërbimit në të moshuarit, zakonisht gra, të quajtur colf (bashkepunetore te brendshem).

Shumë punëdhënës sot, për të shmangur barrën e taksave (tatimore) që duhen paguar me kontrata të rregullta, preferojnë punet në të zezë apo të parregullt, një raport pune në të cilën punëdhënësi përdor punën,që është kryer nga një punëtor,pa u dhënë atyre ndonjë mbulim sigurimi social, garanci dhe mbrojtje që ofron ligji, dhe pa paguar taksat, vetëm për shkak se mungon një kontratë zyrtare punësimi: puna e padeklaruar ose e parregullt eshte e paligjshme.
Per me shume:
http://www.unito.it/documenti/tipologie_contratti.pdf
http://it.wikipedia.org/wiki/Diritto_del_lavoro

Në momentin e punesimit, shtetasii huaj ka të drejtë të plotë që të dije të gjitha informacionet në lidhje me kushtet e punës, të cilat duhet të paraqiten në një dokument te shkruar
- Kush eshte punëtori;
- kush eshte punëdhënësi;
- ku zhvillohet puna;
- Sa do të zgjasë puna;
- sa do të zgjasë periudha e proves;
- cili është orari i punës;
- Vendosja, niveli dhe kualifikimi i punëtorit;
- cila eshte pagesa;
- sa jane pushimet e paguara;
- Cilat janë afatet brenda të ciliave mund të ndërpritet marrëdhënia e punës.

Si te nderpritet nje maredhenje pune
Per te dhene dorëheqjen nga puna, duhet respektuar afati i njoftimit (në kontratë) dhe të paraqitet me shkrim dorëheqja nëpërmjet një letre në 2 kopje, në përgjithësi përmban:
- Të dhënat e firmes te ciles i drejtohet letra
- Vendi dhe data;
- Firma;
- Firma e “palëve.

Te drejtat dhe detyrat e nje punetori te varur
Orari normal, duke iu referuar marrëveshjeve kolektive te punes kombëtar ose sektorial , eshte fiksuar në 40 orë në javë. I punësuari ka të drejtë në 11 orë rresht pushim çdo 24 orë dhe një periudhë pushimi prej të paktën 24 orë rresht , si rregull të përkojë me te Dielen, çdo shtatë ditë .
Pushimi vjetor i paguar duhet të zgjasë të paktën katër javë dhe janë të patjetërsueshme .
Punëtori është i detyruar të zhvilloje aktivitetin e punës në një vend të përcaktuar nga palët në kontratën e punësimit . Punëtori nuk mund të transferohet nga një vend pune në një tjetër nëse nuk ka dëshmi te arsyeve teknike , organizative dhe produktiv .
Punëtori duhet gjithashtu të jete i zellshëm, të respektojnë dispozitat për ekzekutimin e punës dhe disiplinës dhënë nga punëdhënësi dhe bashkepunetoret e tij dhe duhet të sillen me ndershmëri ndaj punëdhënësit , nuk duhet te zbulojne informacione konfidenciale dhe te heqin dore nga konkurrenca .
Nder të drejtat me tërendesishme personale dhe pronësore që gëzojnë punonjësit , janë :
- Të drejtën për pagë
- E drejta e trajtimit te nderprerjes se punes
- Të drejtën e integritetit fizik dhe të shëndetit ( pushimin javor, ditor, pushime , tutela e lindjes , etj)
- Liria e shprehjes dhe mbrojtjen e privatësisë dhe dinjitetit të punëtorit
- E drejta për arsimim për punëtorët studentë
- Mbrojtja e aktiviteteve kulturore , rekreative dhe asistente
Punëtori ka gjithashtu disa të drejta sindikale :
- Liria e organizimit dhe të aktiviteteve sindikale
- E drejta për grevë
- Të drejtat te tjera sindikatae ( të drejtën e vendosjes së manifesteve , të përdorin lokale te kompanise për të kryer aktivitete sindikale, etj)

Sindakatat janë shoqata të punëtorëve për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të atyre që punojnë, në vendin e punës dhe në shoqëri . Sindakatat përfaqësojnë anëtarët e tyre dhe bejne kontrata kolektive pune me efekt të detyrueshëm për të gjithë personat që i përkasin kategorive të cilave i drejtohet kontrata .
Sindakata është një organizatë që përfaqëson punonjësit e kategorive të ndryshme të prodhimit .
Ka sindakata te punetoreve dhe sindakatat e punëdhënësve .
Disa nga sindakatat që merren me mbrojtjen e punëtorëve , jane CGIL (Konfederata e Përgjithshme Italiane e Punës ) , CISL ( Konfederata Italiane e Sindakatave te punetoreve ) dhe UIL ( Unioni Italian i Punës ) .
Mund të perfitohet nga ndihma dhe këshillat e sindakatave nëpërmjet pagimit të një kartë vjetore për anëtarësim .

Ka edhe shoqata ” punëdhënësi ” , domethënë , që kanë të bëjnë me mbrojtjen e punëdhënësve . Përsëri , shoqatat kryejne funksionet klasike të përfaqësimit , mbrojtje, ndihmë , te anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve te tyre .
Shembuj të sindakatave të kompanive janë : Confartigianato , Konfindustria , Confesercenti , Confcommercio , Confcooperative Federmeccanica , Confagricoltura , TV , Conftrasporto , Assintel . Sindakatat e kompanive jane me qindra në Itali , të ndara sipas madhësisë ose kategorise , ose nga sektori , nganjëherë nga territori gjeografik .
Përveç sindakatave të ndërmarrjeve , ka edhe sindakata te punëtorëve të vetëpunësuar , duke përfshirë edhe ato të profesionistëve të lirë .

Lidhje me të gjitha sindikatat me te rendesishme me reference filiale dhe telefonike mbi territorin ( shih lidhjen )

Sistemi italian i sigurimeve shoqërore menaxhohet nga INPS (Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore ) dhe , në lidhje me lëndime ( aksidentet ) në punë dhe sëmundjet profesionale , INAIL ( Instituti Kombëtar për Ndihmën ndaj Aksidenteve në Punë ) .

Ai përfshin shërbimet e mëposhtme :
- sigurimet e semundjes dhe të mëmësisë;
- Sigurimi i aksidenteve në punë dhe sëmundjet profesionale ;
- Sigurimi i detyrueshëm i përgjithshëm ;
-invaliditeti , mosha e vjetër ;
- sigurimi i papunësise ;
- ceke për familjen .

Sistemi italian për dhënien e përfitimeve të papunësisë menaxhohet nga INPS . Në rast të humbjes së vendit të punës në Itali , duhet të kontaktoni Zyrën e punësimit përkatës (shih listën e qendrave për punësim në kapitullin” për të gjetur punë “) , i cili do të informojë per procedurat për dhënien e përfitimeve të papunësisë .
Të papunët kanë të drejtë të qëndrojnë në Itali për të kërkuar një punë brenda një periudhe prej gjashtë muajsh . Megjithatë , autoriteti nuk mund të vendosë qe i huaji të largohet nga territori i shtetit ku është ne qofte se tregon se angazhimi vazhdon ne kërkimin e punës dhe se ka mundësi reale për të gjetur atë ( p.sh. si rezultat i bisedimeve ende për t’u adresuar ose në pritje te nje përgjigje ).
Duke pasur parasysh disa kushte të caktuara , ekziston mundësia , me një kerkese të institucionit të sigurimeve shoqërore të vendit të origjines, të vazhdojë të marrë për 3 muaj ndihmesë shoqerore në kurriz të vendit në të cilin eshtë siguruar.

Per me shume informazion mund te keshilloni keto faqe interneti:
http://web.usal.es/~auesa/atenea/italia/traba5.htm
http://www.inps.it/portale/default.aspx
http://www.inail.it/internet_web/appmanager/internet/home

Vetëpunësimi eshtë një raport pune në të cilin një person angazhohet për të kryer nje punë ose një shërbim , me punën e tyre dhe jo të varet nga një punëdhënës .I vetëpunësuari në mënyrë të pavarur menaxhon aktivitetet e tij , duke gëzuar autonomi të plotë .
Një i huaj që dëshiron të ndjeke aktivitetin e tij të vetë- punësimit në Itali, duhet të plotësojnë kërkesat për kualifikim të kërkuara nga ligji për qytetarët italianë për ushtrimin e detyrave individuale , duke përfshirë kërkesat për regjistrimin në regjistrat ose regjistrat dhe :
1 ) – duhet të kërkojë nga autoriteti kompetent administrativ ( që ka të bëjë me dhënien e liçencave apo verifikimit të regjistrimit ne regjistrat ) një deklaratë se nuk ka arsye që pengojnë dhenien e titujve te nevojshmem : për shembull ,Dhoma e Tregtisë ne rast regjistrimi ne regjistrin e operatoreve te Tregtisë, Komuna në rastin e aktiveve të tregtisë për nisjen e te cilave është e nevojshme vetëm për të paraqitur një komunikim ne komunën, etj .. Deklarata duhet të kete datë jo më parë se tre muaj nga kërkesa .
2 ) – për ushtrimin e një profesioni është më pas e nevojshme njohja e kualifikimit profesional të marra në një vend të huaj jashtë Bashkimit Evropian dhe regjisrimi ne regjister , nëse është e nevojshme : shih kapitullin kushtuar njohjes se titujve brenda seksionit ” ARSIMI ” .

3 ) – atëherë ju duhet të kerkoni nje qertifikatë te parametrave financiare per disponueshmerine e burimeve të nevojshme për aktivitetin që ju doni të zhvilloni . Kjo qertifikatë lëshohet nga Dhoma e Tregtisë kompetente per territorin , me kusht që aktiviteti i ndërmarrë te kete natyrën e veprimtarisë sipërmarrëse . Qertifikata është dhënë edhe nga organet përkatëse profesionale , për aktivitetet që i nënshtrohen regjistrimit në shoqatat profesionale .

4 ) – duhet të tregojnë se kanë një strehim të përshtatshëm : duhet treguar një kontratë për blerjen ose marrjen me qira të beneses ( në kuptim të neneve 2 e 4 i ligjit 1968/04/01 , nr 15 ) , ose thjesht deklarata e nje shtetasi italian ose i huaj me qëndrim të rregullt në Itali që vërteton se ka vene ne dispozicion të të huajit një strehim të përshtatshëm .
Pasi te kete të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, i huaji duhet të paraqesë atë tek Perfaqesuesit Diplomatike Italiane perkates, duke kerkuar një vizë hyrëse për motive vetë-punësimi.

 
Jane parashikuar me ligj nje sërë detyrash dhe procesesh burakratike per fillimin e aktivitetit.
-Zgjidhja e Kodit te Aktivitetit:Ne baze te aktivitetit që ju dëshironi të filloni, duhet të zgjedhet midis kodeve te aktiviteteve të parashikuara me ligj. Nëse aktiviteti nuk është përshkruar në ndonjë kod, ajo do të jetë e nevojshme për të përdorur një kod të përgjithshme që i afrohet llojit të aktivitetit. Bazuar në zgjedhjen e kodit do të ndryshojë menaxhimi tatimor dhe I sigurimit.

- Zgjidhja e trajtimit tatimor: në varësi të faturimit vjetor që pritet do të duhet të zgjidhen regjimet tatimore specifike ng ate cilat mund të lindin në mënyra te ndryshme të menaxhimi tet Kontabilitetit.Per më shumë informacion vizitoni faqen e internetit të Agjensise se te ardhurave (www.agennziaentrate.gov.it)

- Plotesimi i deklarates Fillimi i Aktivitetit: për plotesimin, mund tu drejtoheni direkt tek zyrtarët e Agjensise se të Ardhurave (Vetë-Punësimit) ose i Dhomës së Tregtisë (aktivitet e biznes). Për këshilla, kontaktoni një nga Qendrat e Asistencës Tatimore të specializuar ose të një llogaritar të kualifikuar.
- Hapja e TVSH : nëse kodi I zgjedhur hyn tek aktivitetet e biznesit duhet të kontaktoni Dhomen e Tregtise . Megjithatë , në qoftë se aktiviteti është puna e pavarur duhet të kontaktoni Agjensine e te Ardhurave. TVSH-ja është një kod që është përdorur për të identifikuar çdo qytetar apo kompani që ka aktivitetin e tij ekonomik : hapja dhe mbyllja e numrit të TVSH-së eshte falas . Ju duhet të paraqisni deklaratën brenda 30 ditëve nga data e fillimit të veprimtarisë apo krijimit te shoqërise . Modelet që do të përdoren për të dorëzuar formularin e aplikimit janë AA9 / 8 për personat fizike dhe AA7 / 8 për kompaninë . Nëse ju nuk mund të shkoni personalisht tek Agjensia e te Ardhurave , shpallja e fillimit të aktiviteteve mund të dërgohet me postë , me rakomandat ( është e rëndësishme të dërgohet edhe kopja e një dokumenti identifikimi ) , ose nëpërmjet internetit në faqen e mëposhtme , dhe pasi te jeni regjistruar : http://telematici.agenziaentrate.gov.it . Ose ju mund të shkoni në zyrën e regjistrit të kompanive , e cila gjendet zakonisht në Dhomat e Tregtisë , Industrisë , Artixhanal dhe Bujqësisë ( shiko kapitullin ” Sindakatat ” ) . Edhe në këtë rast duhet të regjistroheni . Kur ju keni një numër të TVSH-së , duhet të mbani një regjister të transaksioneve ekonomike të shoqërisë . Regjistrat e mëposhtme janë të nevojshme dhe duhet të axhornohen në çdo operacion :
- Regjistri i faturave të lëshuara
- Regjistri i faturave të pranuara
- Regjistri i shumes ditore ( vetëm në raste kur është e aplikueshme ) . Faturat sherbejne për të vërtetuar lëvizjet e kompanisë dhe do të lëshohet për çdo operacion . Ka përjashtime , megjithatë , raste kur ju duhet te leshohen faturat : të dyqane ushqimore apo veshmbathje , fatura do të zëvendësohet nga marrja? , në restorante dhe lavanderi fatura do të zëvendësohet nga marrja tua?j . Kur ju jeni në posedim të TVSH-së , çdo vit duhet te paraqitet modeli i vetem për deklarimin e te ardhurave. Është e rëndësishme të dini se edhe në qoftë se nuk janë bërë as nuk jane pranuar fatura , duhet dorezuar formulari . Eshte e mundur ti kërkohet Agjensise se te Ardhuravete qytetit perkates ndihmën e një personi i cili do të ndihmojë në menaxhimin e operacioneve te ndryshme . Për më shumë informacion , ju lutem konsultoni faqen e internetit te mëposhtme
:http://www.agenziaentrate.gov.it/wps/portal/entrate/agenzia

- Regjistrimi ne INPS ose një tjetër Kasse sigurimi shoqëror: Në varësi të veprimtarisë, duhet te regjistroheni në një formë të veçantë të sigurimeve shoqërore qe menaxhohe nga INPS osene istituzione te tjera te sigurimeve shoqërore.
- Regjistrimi ne INAIL: regjistrimi ne sigurimin e detyrueshëm ndaj aksidenteve në punë dhe sëmundje profesionale në selinë e INAIL kompetente për territorin
- Raportim Qertifikata e fillimit te aktivitetit(SCIA): të bëhet nëkomunen e qytetit (SUAP- Sporteli I Vetem për Aktivitetet Prodhuese) për të verifikuar përputhshmërinë me rregullat urbane, kodet e ndërtimit, mjedisit, sigurisë publike, parandalimin e zjarrit, sanitare dhe të sigurisë në vendin e punës, rregulla qe kanë të bëjnë me “efikacitetin energjetik” dhe dispozitat e përfshira në kodin e trashëgimisë kulturore dhe peisazhit.

Me efekt nga 1 prill 2010 bizneset, duke përfshirë ato individuale, kanë një detyrim për të kryer të gjitha procedurat administrative për hapjen, ndryshimin dhe mbylljen e biznesit përmes njëKomunikimi të Vetëm (ComUnica), ne menyre elektronike apo mbështetje kompjuter. Në këtë mënyrë një person i vetëm është përgjegjës për të përcjellë Institucioneve të ndryshme informacionin kompetent të secilit juridiksion.

Partners

Provincia PU
Comune di Fano
Caritas Diocesana
ass. Millevoci
CSV Marche
ass. MilleMondi
L'Africa Chiama
ass. NuovoOrizzonte
Apito
Comunità Montana
Logo Cremi

Iscriviti alla Newsletter