NoiMondoTV

La webTV che parla la tua lingua

progetto cofinanziato da
Unione Europea Ministero dell'Interno
Fondo europeo per l’integrazione di cittadini di paesi terzi
facebook
twitter
YouTube

Shtepia

Shtepia ben pjese tek te drejtat e pa dhunueshme te njeriut dhe perben nje te mire primare qe te ruhet me kujdes.Shteti duhet ti garantoje nje numri sa ma te madh shtetasish te mundshem te drejten e shtepise,duke ndimuar personat me te dobet dhe nevojtar(artikulli 47 i kushtetutes Italiane)

QIRAJA

NGA KENDVESHTRIMI I QIRADHENESIT(=PRONARI I SHTEPISE)

Fillojme duke bere dallimin e pare mes te huajve

1)Komunitare:Austria (1995) Belgjika (1952), Bullgaria (2007), Qipro (2004), Repblika Çeke (2004), Danimarka (1973), Estonia (2004), Finlanda (1995), Franca (1952), Gjermania (1952), Greqia (1981), Hungaria (2004), Irlanda (1973), Italia (1952), Letonia (2004), Lituania (2004), Luksemburgu (1952), Malta (2004), Vendet e Uleta (1952), Polonia (2004), Portugalia (1986), Rumania (2007), Sllovakia (2004), Sllovenia (2004), Spanja (1986), Suedia (1995), Britania e Madhe (1973).

Jane baraz me shtetasit e Bashkimit Europian shtetasit e Zvicres,Norvegjise,Islandes,Lihtenshtajnit dhe Republikes se San Marinos

Shtetasit e ardhur nga keta shtete jane te lire te hyjne dhe te qarkullojne  ne territorin Italian vetem me pasaporte ose karte identeti te vlefshme.

Nese  deshirohet te jepet me qira shtepia nje shtetasi te Bashkimit Europian nevojitet vetem te kerkohet  nje dokument identiteti i vlefshem ,mund te procedohet me nenshkrimin dhe regjistrimin e kontrates se shtepise,ose me leshimin e nje ndertese.

Kontatat e mundeshme:te gjitha ato te perfshira nga ligji 431/98 e prandaj te lire 4+4,te perkohshem nga 1 deri ne 18 muaj,te perkohshem per studente,konkorduar me qera te subvencionur 3+2 dhe kontrata te parashikuara nga 392/78 domethene tregtare 6+6 ose 9+9.

Brenda sa kohesh duhet regjistruar kontrata:brenda 30 diteve nga data e pare e nenshkrimit dhe asaj te fillimit.

Ku regjistrohet kontrata:tek agjensia e taksave me e aferta prane jush.

Brenda sa kohesh duhet bere leshimi i nderteses:brenda 48 oreve qe kur qiramarresi merr ne posedim shtepine.

Ku behet leshimi i nderteses:prane çdo kuesture ose komisariati te sigurise publike te qytetit ku gjendet shtepia(mungesa ose vonimi i komunikimit te leshimit te nderteses perben nje sanksion administrativ).

Qiradhenesi qe zgjedh ne zyren e regjistrimit te kontrates regjimin fiskal”kupon i thate”mund te mos beje veças komunikimin e leshimit te nderteses(art. 3 paragrafi 3 i  ligjit  23/2011).

2)Ekstrakomunitaret:jane te gjithe ata qe nuk kane nenshtetesine  ne nje nga vendet e radhitura me siper(shiko piken 1).

Neseu leshohet me qira personave ekstrakomunitar eshte e nevojshme ,te kerkohet perveç nje dokumenti identiteti te vlefshem,dhe nje dokument qe te atestoje se mund te qendojë  lirshem ne Itali(lejen e qendrimit) dhe te sigurohet qe te mos jete i skaduar.

Ligji,perndryshe,parashikon nje denim per qiradhenesin:burgim nga gjashte muaj deri ne tre vjet dhe ne disa raste konfiskimin e nderteses(Dekret ligji. 25/07/’98 n. 286 art. 12 paragrafi 5bis).

NGA KENDEVESHTRIMI I QIRAMARRESIT(=personi qe merr me qira  shtepine)

Te kesh çdo gje ne rregul qe te mund te marre me qira nje shtepi do te thote:

-Nese jane te huaj,te kene pasaporten ne rregull dhe lejen e qendrimit  te vlefshme mbi te cilen te jete shkruar data e skadimit;

-Per te huajt dhe shtetasit Italiane eshte e nevojshme te kene dhe te paraqesin kodin fiskal;

-te kene nje dokument njohjeje jo te skaduar.

SHPENZIMET

Qiradhenesi dhe qiramarresi duhet te ndajne 50% te shpenzimeve per pullat e takses(nga euro 16,00 per çdo 4 flete te shkruara,e megjithate 100 rrjeshta ,te aplikohen mbi origjinalet dhe kopjet)dhe taksen e regjistrimit.Taksa e regjistrimit gjendet duke llogritur 2%-shin mbi vleren vjetore(p.sh nese qiraj vjetore eshte 8.400 euro-700 euro ne muaj per per 12 muaj- taksa e regjistrimit do te jete 168 euro,domethene 8.400×2%).

DOKUMNTET QE DUHEN DOREZUAR(nga ana e qiradhenesit)

-Te pakten dy kopje te kontrates,te firmosura tek originalet dhe me pulle(me date jo me te        voneshme nga ajo e nenshkrimit);

-Modelin f23 te paguar;

-Modelin 69(qe sjell te dhenat e qiradhenesit ,te qiramarresit dhe te dhenat te nderteses qe jepet me qira)

 

 

 

Sezione in costruzione.

Partners

Provincia PU
Comune di Fano
Caritas Diocesana
ass. Millevoci
CSV Marche
ass. MilleMondi
L'Africa Chiama
ass. NuovoOrizzonte
Apito
Comunità Montana
Logo Cremi

Iscriviti alla Newsletter